Skuadra e Vllaznisë barazoi dje me ekipin e Kamzës 0-0. Ky rezultat nuk e favorizon aspak ekipin shkodran që tashmë përpëlitet për mbijetesë.

Të besuarit e trajnerit Ernest Gjoka duhet të fitojnë 3 ndeshjet e radhës, megjithatë as kjo nuk mund t’i mos mjaftojë.

Nëse në klasifikimin përfundimtar del me pikë të barabarta me Kamzën dhe Teutën, sërish kuqeblutë janë të rrezikuar.

Me asnjërin nga këto ekipe nuk kanë bilanc pozitiv në ndeshjet direkte. Ndërsa edhe golavarazhi sërish do ta rrezikonte.

Priten me interes këto 3 javë të mbetura, për të mësuar përfundimisht ekipin që do t’i bashkohet Lushnjes një kategori më poshtë./newsport/