Vllaznia ka nisur punen per sezonin e ri. Ne te gjitha drejtimet dhe jo vetem per te ndertuar skuadren. Ky sezon pritet te kete shume risi ne klubin shkodran i cili mesohet se do t’i kushtoje gjithnje e me shume vemendje marketingut.
Edhe ne sezonin e kaluar ne fakt, klubi kuqeblu nuk ka qene keq sepse ofroi nje sponsor gjeneral, por edhe nje te dyte duke mbushur jo pak arken e tij me shumat e perfituar nga kontratat me dy kompanite ne fjale.
Por duket se per sezonin e ri gjerat do marrin per mire. Nga sa mesohet, prane Vllaznise eshte ofruar nje sponsor i ri i cili ka shume te ngjare qe te derdhe ne arken e klubit me shume sesa ka derdhur sponsori i vjetshem gjeneral, birra “Bavaria”. Shume qe pat perfituar sezonin e kaluar u tha se ishte diku tek 100 milione leket apo 100 mije euro, por sivjet mund te jete me shume.
Lajmin per gjetjen e nje sponsori te ri e ka bere te ditur vete presidenti Xhaferi, por pa dhene me shume detaje. Sipas tij, e gjitha do te behet publike ne ditet ne vijim kur dhe do te zyrtarizohet kontrata me kete sponsor.
Por me shume mundesi, Vllaznia nuk do kete vend nje sponsor. Drejtuesit e klubit pritet te punojne shume me marketingun, si e vetmja mundesi per te zbutur disi defiçitin financiar qe kane klubet tona. Dhe Vllaznia ne fakt po krijon nje shembull pozitiv ne kete drejtim, shoqeruar edhe me sigurimin e reklamave elektronike ne stadium, si asnje klub tjeter ne Shqiperi./SHKODRA-SPORT.COM/