Skuadra shkodrane do te nise shume shpejt pergatitjet per sezonin e ri futbollistik dhe tifozet kuqeblu jane gjithe kersheri se cila do te jete perberja e saj. Kjo ngaqe ka shume zhurme per afrime dhe largime te mundshme lojtaresh.

Kjo eshte mese normale sepse do te largohen lojtare qe kane oferta por edhe te tjere qe nuk kane bindur aq sa duhet ne sezonin e kaluar dhe te gjithe keto lojtare do te zevendesohen me te tjere. Po kush do jene ato?

Ka shume enigma per kete, por nga ana tjeter vete presidenti Alban Xhaferi gjate emisionit “Skaner” ka bere te ditur se do te kete hapesire edhe per elementin e ri qe eshte aktualisht ne skuader apo dhe te tjere qe do vije nga Akademia Vllaznia.

“Kuptohet qe Vllaznia ka nje tradite ne nxjerrjen e lojtareve te talentuar nga Akademia e saj dhe per kete arsye, mendoj se ne sezonin e ri do t’i kushtojme me shume vemendje atyre.

Aktualisht kemi ne skuader disa lojtare te rinj, por do te afrojme edhe 2-3 te tjere nga ekipi U19 dhe ato do jene ne vemendjen e stafit teknik te ekipit te pare”- eshte shprehur presidenti Xhaferi. Kuptohet qe nje deklarate e tille ka vene ne levizje futbollistet e rinj te cilet mbesin me shpresen se do jene ata qe do firmosin.

Pak kohe me pare ne fakt firmosi me ekipin e pare mesfushori- sulmues Paulo Pjeshka e tashme duhet pritur te shohim se kush do jene 2-3 te tjeret qe do te behen pjese e ekipit te pare te Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/