Kristian Demaj do te kthehet shume shpejt ne ringun profesionist. Pas nje periudhe shkeputje per shkak te pandemise apo dhe situatave te tjera te krijuara, ai ka gati planet per te zhvilluar ndeshjen e rradhes.

Gjithçka duket gati dhe boksieri shkodran ka nder mend te zbrese ne ring ne fund te muajit qershor, megjithate çdo gje do te zyrtarizohet shume shpejt. Ashtu si per daten e sakte, por edhe emrin e kundershtarit dhe vendin ku do te zhvillohet kjo ndeshje.

Demaj ka kohe qe ka nisur stervitjen per kete ndeshje nen drejtimin e trajnerit Jetmir Kuçi dhe besimi eshte i madh per t’u rikthyer serish me fitore ne boksin profesionist.

Kujtojme qe ky boksier ne 29 shkurt te vitit 2020 u shpall kampion bote ne Federaten UBO pasi mundi kundershtarin e tij Robert Grguriç, ne ndeshjen qe u pat zhvilluar ne Gjermani.

Tashme Demaj sebashku me Kuçin po behen gati per sfiden e rradhes ne boksin profesionist, ku padyshim qe do te synojne suksesin e rradhes dhe kur e premtojne ata, kuptohet qe shanset per t’u bere realitet jane te medha sepse kemi te bejme me dy sportiste qe kane arritur shume suksese ne karrieren e tyre.
Gjergj KOLA