Java e 19-të e Superligës në basketboll për meshkuj është mbyllur mbrëmjen e sotme me ndeshjen Teuta-Kamza Basket, fituar 81-70 nga durrsakët. Takimi i luajtur në Durrës është dominuar dhe fituar me meritë nga basketbollistët vendës, që korrën suksesin e 14-të sezonal dhe konfirmohen si forca e dytë ne vend, pas Goga Basket.

Për Teutën ndeshja dhe fitorja nuk kishte shumë rëndësi, pasi e ka siguruar vendin e dytë, por për Kamzën kjo sfidë ishte jetike për mbijetesën. Miqtë nga kryeqyteti dueluan fort për të rivalizuar e fituar, por pa sukses. Humbja ndërlikon shumë pozitat e Kamzës, që qëndron në vendin e parafundit, me pikë të barabarta me Vllazninë e vendit të fundit.

Vendi i fundit në Superligë bie direkt në Kategorinë e Parë sezonin tjetër, ndaj Kamza e Vllaznia do të duelojnë në distancë në javën e 20-të për mbijetesë.

Te shtunen do te luhen ndeshjet e javes se fundit dhe Kamza pret ne fushen e saj kryesuesen e kampionatit- Goga Basket, ndersa Vllaznia udheton per ne Tirane ku do te ndeshet me Partizanin. Shanset me te medha per te fituar i ka Vllaznia sesa Kamza megjithate gjithçka mund te ndodhe. Shkodranet jane ende ne loje per te shpetuar nga renia prej Superliges dhe kjo eshte shume e rendesishme.

Renditja: Goga Basket 36 pikë (17/2), Teuta 33 pikë (14/5), Partizani 29 pikë (10/9), Tirana 26 pikë (8/11), Kamza Basket 23 pikë (4/15), Vllaznia 23 pikë (4/15).