Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Rejkjavik përballë Islandës. Kuqezinjtë e Edi Rejës e nisën me një barazim aventurën në grupin 2 të Ligës B në Nations League, aty ku do të sfidojmë Izraelin katër ditë më vonë në “Air Albania”.

Taulant Seferi zhbllokoi takimin pas gjysmë ore lojë, por një gafë e mbrojtjes tonë solli golin e barazimit nga ana e Jon Dagur Thorsteinsson në minutën e 49-të.

Shqipëria dominoi ndeshjen dhe pati disa mundësi të mira për të shënuar golin e fitores, por mungoi cinizmi dhe finalizimi. Ekipi kombëtar tentoi deri në fund fitoren, por duhet të mjaftohet me një pikë në transfertën nordike.

ISLANDË-SHQIPËRI 1-1

(Thorsteinsson 49′ / Seferi 30′)

Islanda 4-3-3: Runarsson, Sampsted, Gretarsson, Magnusson, Olafsson, Helgason, Bjarnason, Johannesson, Sigurdsson, Thorsteinsson, Gudjohnsen Trajner: Amar Thor Vidarsson

Shqiperia 3-5-2: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajl, Balliu, Abrashi, Gjasula, Cekici, Cikalleshi, Seferi Trajner: Edy Reja

Komenti minutë pas minute: