Juventusi vazhdon të jetë kryefjala një top temë për mediat italiane për shkak të informacioneve për përvetësimet financiare që kanë dalë në publik.
Juventus konfirmoi në një deklaratë zyrtare se ata janë nën hetim dhe do ti ndihmojnë strukturave shtetrore në çdo aspekt. Sipas njoftimeve, ka disa variante se si mund të ndëshkohen, përcjell 24shi
Tashmë në media u shkrua se Juventus mund të kalojë në Serinë B dhe përmendet heqja e Scudettos nga sezoni 2019/2020. “Zonja e vjetër” mund të dënohet me ndalim për të performuar në Evropë sezonin e ardhshëm. S
igurisht, kjo do të ishte një goditje e rëndë për gjigantin italian. Mbetet për t’u parë nëse akuzat do të vërtetohen.