Nje jave me pare Shenkolli ia doli te fitonte me rezultatin 4-2 ndaj ekipit te Vores qe konsiderohet nje nga me te fortet e grupit A te kategorise se dyte, nderkohe qe sot nuk ka shkuar me shume sesa barazimi 0-0 ndaj Veleçikut.

Ndeshja e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Shenkollit eshte shoqeruar me nje rivalitet te forte ne fushen e lojes ku te dy ekipet e kane kerkuar me ngulm fitoren, por nuk ia kane dale.

Koplikasit e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli treguan sot se do te jene nje skuader shume e forte per çdo kundershtar. Siç eshte bere e ditur, ata do te tentojne te jene pretendente deri ne fund per ngjitjen ne kategorine e pare.

Pika e marre sot ne Shenkoll eshte nje garanci per kete gje, megjithate kampionati sapo ka filluar dhe sigurisht qe skuadra duhet te tregoje vazhdimesi ne rezultate./SHKODRA-SPORT.COM/

SHENKOLLI- VELEÇIKU 0-0

VELEÇIKU: L.Kaçaj, Elbasani, Balaj, Zefi, Banushaj, D, Marku, Shekaj, Rustemaj, B. Hasaj, A.Hajdari, A. Dibra. Tr: D. Smajli. U aktivizuan edhe Alcani, Kaceli dhe Bardulla