Pas asaj ne javen e pare ndaj Ilirise ne transferte, ekipi i Ades eshte mundur edhe ne javen e dyte te kampionatit. Kete here ka humbur ndaj Naftetarit me rezultatin 4-1 ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes.

Kuçovaret kane treguar nje nivel te larte ne kete ndeshje dhe si rrjedhoje e kane zgjidhur ne menyren e duhur. Ata kane kaluar ne avantazh qe ne minuten e 5-te me ane te futbollistit Kumanaku. Nderkohe ne minuten e 35-te ka qene futbollisti Ardian Gega qe ka dyfishuar shifrat dhe per kete arsye, pjesa e pare eshte mbyllur me avantazhin 2-0 ne favor te miqve.

Ne fillimin e pjeses se dyte ka qene futbollisti Saraçi qe ka trefishuar shifrat. Me pas, ka qene rradha e sulmuesit te Ades Vildan Kaçubela per te shenuar golin e vetem te Ades. Nje gol qe u mendua se do ta rihapte ndeshjen, por nuk do te ndodhte keshtu.

Pavaresisht perpjekjeve, velipojaket nuk kane arritur te shenojne gol tjeter dhe madje nje minute para fundit, ishte serish Saraçi qe do te shenonte edhe golin e katert dhe te fundit te ndeshjes. Perfundimisht 4-1 per Naftetarin./SHKODRA-SPORT.COM/

ADA- NAFTETARI 1-4

(Kaçubela/ Kumanaku, A. Gega, Saraçi 2)

ADA: Marku, Hurmi, Ferhati, Laceja, Pali, Sekja, A. Nika, Xhahysa, Curri, N. Kolaj, Kaçubela. Tr: A. Xhahysa. U aktivizuan edhe Qeleshi, Frani, Asllani, Pjetri.