Oriku ka qenë surpriza e ndeshjeve të sotme të drekës në Kategorinë e Parë pasi ka mundur me shifrat 2-1 Tomorin.

Pereira i dha avantazhin Orikut në ndeshjen e luajtur në aneksin e stadiumit të Fierit që në fillim por Hida barazoi shpejt shifrat. Më pas ishte Dede ai i cili në minutën e 70 të duelit ktheu rezultatin në favor të skuadrës vlonjate duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme për renditjen.

Të tre ndeshjet e tjera të luajtura sot në drekë kanë përfunduar në barazime dhe të gjitha në shifrat 1-1. Spikat barazimi mes Besës dhe Korabit me skuadrën kavajase që është arritur nga goli i Hoxhjt në minutat shtesë.

Duhet theksuar se kjo ndeshje është shoqëruar me tension në fushë dhe tribuna, teksa është ndërprerë për disa minuta pas përplasjes së tifozëve vendas me pjesëtarë të stafit të dibranëve.

REZULTATET

BESA-KORABI 1-1

Ntepe 54′ / Hoxhaj 90’+4′

TËRBUNI-APOLONIA 1-1

Hysa 18′ / Antoni 6′

ORIKU-TOMORI 2-1

Pereira 6′, Dede 70′ / Hida 20′

TURBINA-LUZI 2008 1-1

Jusuf 59′ / Spahiu 28′

FORMACIONET ZYRTARE:

BESA-KORABI

BESA: Dobjani, Perja, Reçi, Nurja, Ramilli, Osma, Sulovari, Kuka, Ntepe, Hoxha, Onuh.

KORABI: Mehidri, Lala, Lilaj, Hoxhaj, V.Lila, Mziu, Tabaku, Joti, Dragoj, Beshiraj, Keko.

TËRBUNI-APOLONIA

TËRBUNI: Vata, Ruqi, Metani, Peqini, Filipi, Baholli, Saliaj, Hoxhaj, Tafili, Hysa, Xhabrahimi.

APOLONI: Harizaj, Asllanaj, Repaj, Shanaj, Kurti, Orelesi, Mezani, Hebeja, Eneh, Maksuti, Antoni.

ORIKU-TOMORI

ORIKU: Muho, Pereira, Deliaj, Tahiraga, Shema, Moqi, Kasaj, Malko, Dalanaj, Barboza, Udoma.

TOMORI: Çollari, Kasmollari, Hida, Ngoran, Caco, Shaqe, Fejzaj, Alinani, Muça, Adetola, Solomon.

TURBINA-LUZI 2008

TURBINA: Laroshi, Musaj, Ngjela, Zaimi, Buxhelaj, Jusuf, Sota, Ahanonu, Zani, Gonzalez, Hyska.

LUZI 2008: Varfi, Xhika, Ramazani, Hima, Spahiu, Hoxha, Ferraj, Dushaj, Gjinaj, Çuçka, Merdini.