Vllaznia ne volejboll per femra ia ka dale te marre edhe fitoren e katert rradhazi ne kampionat, teksa pasditen e sotme ka mundur me rezultatin 3-1 ekipin e Barleti Volej ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Ne fakt takimi ka nisur me mire per miket e drejtuara nga trajneri Gorenxa dhe ato e kane fituar setin e pare ne shifrat 25-21. Vllaznia reagon ne te dytin te cilin po ashtu nuk e nis mire por me kalimin e minutave permiresohet dhe ne fund do te fitonte 26-24 duke barazuar shifrat e seteve.

Kaq ka mjaftuar qe ne dy setet e tjera, Barleti Volej te ishte inekzistent ne fushen e lojes. I treti nis me 10 sherbime rresht te kryera nga pasuesja Kniazeva dhe me epersine 10-0 te Vllaznise, epersi qe ruhet deri ne fund dhe ky set do te mbyllej me shifrat 25-12 ne favor te vajzave shkodrane.

E njejta gje edhe ne setin e katert mu ekipi i Barletit eshte serish dominues ne fushe, duke e fituar madje edhe me lehte ate ne shifrat 25-11 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Me kete fitore, Vllaznia ka forcuar pozitat e saj ne vendin e katert te renditjes, duke mundur kesisoj nje rival direkt siç ishte Barleti Volej, megjithate kampionati sapo ka nisur dhe padyshim qe gara do te jete shume e forte./SHKODRA-SPORT.COM/