Vllaznia ka zbarkuar ditën e sotme në orën 11:00 në fushë për të kryer stërvitjen e rradhës. Kështu, duket se në skuadër situata është shumë optimiste.

Shkodranët vijnë pas një fitoreje ndaj Kukësit dhe në “Klasiken e Shqipërisë” ndaj Tiranës të dielën në orën 13:00, do të kërkohet me patjetër fitorja. Në këtë sfidë, ndoshta më shumë se kurrë, skuadra ndihet nën presion për të fituar.

Arsyeja është sepse duhen vijuar rezultatet pozitive pas fitores me Kukësin dhe gjithashtu, në rast fitoreje, Vllaznia do të mund të barazohet me pikë me Tiranën e vendit të parë. Megjithatë, pavarësisht kësaj, shpresohet që në “Klasiken e Shqipërisë” të merret maksimumi i mundshëm, për të vijuar më pas me fitoren e dytë rradhazi pas asaj ndaj Kukësit javën e kaluar.

“Klasikja e Shqipërisë” Tirana-Vllaznia, e vlefshme për javën e 12-të të Abissnet Superiore, do të luhet në orën 13:00 të së dielës, në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit dhe do të transmetohet live në kanalet e platformës “OverSport”.
Maringlen ZHIVANI