Atletiko Madrid prej dy sezonesh ka inauguruar stadiumin e ri Wanda Metroploitanio. Një impiant modern, i cili këtë sezon mirëpriti edhe finalen e Champions League mes Liverpulit dhe Totenhemit. Mirëpo, tashmë drejtuesit e klubit kryeqytetas po përgatiten të shesin terrenet e vjetra të stadiumit, Vinsento Kalderon.
Impianti i vjetër i bardhekuqve, ka dalë jashtë funksioneve dhe drejtuesit kërkojnë të përfitojnë para për të reduktuar borxhet, teksa nga shifra e përfituar një pjesë e saj mund të përdoret edhe në merkato.
Sipas, mediave spanjolle muajt e fundit, pas edhe miratimit të autoriteteve lokalë, janë intensifikuar bisedimet për shitjen e terreneve të Vinsente Kalderon dhe shumë shpejt marrëveshja mund të arrihet për 180 milionë euro.
Në këtë formë, trajneri Simeone mund ta shohë veten me një buxhet të mjaftueshëm për ta investuar merkaton, teksa spanjollët kërkojnë të transferojnë sulmuesin e talentuar Zhoao Feliks, por jo vetëm portugezin./VipSport/