Ndodh çudia. Ndeshjen e sotme Vllaznia- Laçi do ta drejtoje nje arbiter i shume kontestuar, Ardian Beqiri. Njeriu qe “e beri balte” dy jave me pare ne ndeshjen e femrave Apolonia- Vllaznia, eshte caktuar te drejtoje edhe ndeshjen e sotme ne “Loro Boriçi”.
E habitshme ne fakt nje gje e tille sepse pamjet filmike te ndeshjes se luajtur ne Fier kane bere xhiron e rrjeteve sociale teksa shihet qarte gjykimi skandaloz ne dem te ekipit shkodran.
Beqiri nuk nxorri te pakten 2-3 here nga xhepi i tij kartonin e kuq per nderhyrjet e renda te futbollisteve te Apolonise e po ashtu akordoi edhe nje gol ne pozicion te dukshem jashte loje per ekipin fierak.
Dhe ne vend qe te denohej, Federata ua sjell “dhurate” serish shkodraneve, por kete here per ekipin e meshkujve per perballjen me Laçin./SHKODRA-SPORT.COM/