Kupa e Shqipërisë është shumë e rëndësishme për skuadrën e Vllaznisë për arritjen e synimeve të saj drejt Europës. Kështu, fokusi i të gjithë ekipit shkodran është i përqëndruar tek ndeshja e rradhës për Kupë, që do të luhet këtë të mërkurë ndaj Partizanit në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Siç dihet, Vllaznia para 10 ditësh luajti në Elbasan ndeshjen e parë gjysmëfinale dhe barazoi me rezultatin 0-0 ndaj Partizanit, teksa në fund kishte shumë kontestime për një gol të anulluar të sulmuesit kroat Aralica.

Megjithatë në ndeshjen e rradhës ndaj Partizanit, që do të luhet këtë të mërkurë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, objektivi i Vllaznisë do të jetë padyshim fitorja dhe kalimi në finale.

Kjo sepse do të synojë fitimin e këtij trofeu për herë të dytë, ç’ka do të ishte diçka historike për këtë skuadër, sepse nuk e ka arritur asnjëherë më parë.
Maringlen ZHIVANI