Mbrojtësi kosovar, Alber Vallci po kalon një moment të shkëlqyer në karrierën e tij. Pasi fitoi titullin kampion në divizionin e dytë me Uacker Insbruk, 23-vjeçari u transferua te gjigantët e Salzburgut.
Mediat kosovare raportojnë se Vallci është në listën e trajnerit Shaland dhe pritet të ftohet në Përfaqësuese në grumbullimet e radhës.
Teksa mbrojtësi shkëlqen në fushë, e dashura e tij nuk mbetet mbrapa në rrjetet sociale. Modelja austriake Tereza Ruetz nuk i kursen fotot e “nxehta” në “Instagram” duke bërë për vetë ndjekësit e shumtë.
Tereza shfaqet estravagante në rrjetet sociale dhe me forma tepër tërheqëse. Për më shumë ndiqni koleksionin e saj të fotove.