Dita e premte ka qenë edhe afati i fundit për shoqëritë që kërkojnë të sigurojnë të drejtën televizive për kompeticionet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit si: Superiorja, Kategoria e Parë, Kupa dhe Superkupa e Shqipërisë.

“Të gjithë të interesuarit duhet të paraqesin ofertën ose ofertat e tyre ekonomike shoqëruar me dokumentet e specifikuara në Aneksin Nr.1 brenda datës 28.07.2023 në orën 15.00 pranë selisë së Federatës Shqiptare të Futbollit në Tiranë”, thuhej në njoftimin e FSHF-së.

Kështu, pasi të shqyrtohen të gjitha ofertat dhe shoqëritë që kanë aplikuar, këtë javë pritet që të njoftohet opinioni sportiv në lidhje me kompaninë që ka fituar të drejtën televizive për Superioren dhe kompeticionet e tjera për tri vitet e ardhshme. Gjithashtu në shitje është edhe “Final 4”.