Pasditen e neserme do te startoje kampionati i kategorise se dyte dhe Ada do te prese ne fushen e saj ekipin e Elbasanit ne kuadrin e ndeshjeve te javes se pare.

Por nderkohe ne kete pragndeshje, velipojaket kane marre nje lajm aspak te mire. Trajneri Zamir Lumanaj ka dhene doreheqjen nga ky post vetem pak dite pasi e mori persiper ate.

Nuk jane shume te qarta motivet qe e kane çuar Lumanajn te largohet, megjithate fakti eshte se ai nuk do te jete me ne pankinen e kesaj skuadre.

Presidenti Pjetri eshte gjendur i papergatitur nga kjo gje dhe eshte vene menjehere ne levizje per te gjetur trajnerin e ri dhe me siguri qe ne oret ne vijim do ta kete gjetur ate.

Ai edhe ne sezonet e kaluara eshte perballur me shume probleme, megjithate ia ka dale ta mbaje Aden aty ku duhet dhe me siguri qe keshtu do ia dale edhe kete here./SHKODRA-SPORT.COM/