Futbollisti shkodran Armando Vajushi pas dy vitesh aktivizimi ne kampionatin rumun te futbollit, pritet t’i jape fund karrieres me ekipin Petrolul Ploiesti.

Media te ndryshme ne kete vend madje e bejne fakt te kryer largimin e futbollistit 30 vjeçar i cili me kete skuader ka luajtur ne 34 ndeshje dhe ka shenuar 16 gola.

Ende nuk ka asnje informacion per te ardhmen e ketij lojtari por me siguri qe ne ditet ne vijim do te mesohet me shume ne lidhje me kete gje.

I dale nga Vllaznia, Vajushi provoi te luante me sukses ne Bullgari tek Litex Lovech, prej te cilit u transferua me pas ne Itali tek Chievo Verona.

Pas kesaj skuadre, ka provuar te luaje me disa skuadra te tjera, kryesisht ne Seria B italiane, para se te rikthehej serish ne Shqiperi ku u aktivizua te Teuta per pak kohe, para se te transferohej ne Rumani tek Petrolul. Tashme mbetet per t’u pare se ku do ta vazhdoje karrieren e tij./SHKODRA-SPORT.COM/