Perballja e sotme ne kupe ne mes Vllaznise dhe Partizanit eshte shume e rendesishme per te dy ekipet sepse nje fitore e mundshme ne kete ndeshje te pare, eshte nje hap i sigurte i hedhur per kalimin ne gjysmefinale te ketij kompeticioni.
Tek skuadra shkodrane duket se nisur edhe nga ajo çfare paralajmeroi dje trajneri Josa, jane para disa dilemave per ndertimin e formacionit dhe perveçse ne mbrojtje, dilema ka edhe per sulmin.
Burime te “Shkodra Sport” bejne te ditur se me shume mundesi sulmuesi Bekim Balaj do ta nise kete ndeshje nga stoli sepse ne formacion nga minuta e pare do te jete braziliani Kaina Nunez.
Dilema edhe per sulmuesin anesor te krahut tjeter sepse Mala eshte i konfirmuar, nderkohe qe dilema eshte se kush do te luaje ne vend te Latifit, Hoxhaj apo Çoba. Me shume shanse ka per sulmuesin vlonjat, por kjo mbetet per t’u pare deri pak para fillimit te ndeshjes.
Vllaznia vjen pas nje zhgejimi te madh qe dhuroi ne ballafaqimin me Kastriotin dhe per kete arsye pritet kthesa e saj, e cila mund te vije edhe me disa lojtare qe do te vijne nga stoli kete here./SHKODRA-SPORT.COM/