Një ditë më parë zyrtarizoi largimin nga Shtubina. Ndoshta i papritur ky largim megjithatë mesfushori- sulmues u duk se mbylli gjithçka “paqësisht” me drejtuesit kurbinas teksa i falenderonte të gjithë për bashkëpunimin që kanë patur prej dy vitesh.

Ndërkohë tashmë po flitet për një mundësi rikthimi të tij tek Vllaznia, por vetë lojtari pavarësisht dëshirës që ka, thotë se kjo nuk është vetëm në dorën e tij.

Në një intervistë ekskluzive për “Shkodra Sport”, ish- kapiteni kuqeblu flet edhe per deshiren e rikthimit tek Vllaznia megjithate sipas tij nuk ka asnje kontakt me drejtuesit e saj. Ja intervista e dhene per gazeten tone:

– Shtubina, cila ishte arsyeja e largimit tuaj nga Laçi?

– U takova me presidentin dhe ramë dakord me mbyll bashkëpunimin që kemi patur prej dy vitesh. Jemi ndarë si burrat dhe kaq.

– Cila do të jetë e ardhmja juaj?

– Nuk e di të saktë, do të vendos brenda disa ditësh.

– A është Vllaznia një opsion i mundshëm?

– Po kam shumë dëshirë të rikthehem sërish tek Vllaznia, por kjo nuk është vetëm në dorën time.

– Ke patur ndonjë kontakt këto ditë me drejtuesit kuqeblu?

– Jo, nuk kam patur asnjw kontakt me to.

– Ka ndonjw ofertw konkrete nw adreswn tuaj nga ekipe tw tjera?

– Po jam nw bisedime me disa ekipe si nga Shqipwria por edhe nga Kosova. Gjithçka do tw vendoset besoj brenda pak ditwsh.
www.shkodrasport.com