Trajneri i fundit që shpalli kampion Vllazninë ka firmosur për 1.5 vite me kundërshtarin e skuadrës së Laçit në “Conference League”. Behet fjale per te mirenjohurin Dervish Haxhiosmanoviç.
Ndryshme në të gjitha hallkat te rivali i Laçit në Ligën e Konferences. Iskra Danilovgrad pas hoqi e afroi shumë futbollistë duket se i ka besuar stolin një eksperti si Dervish Haxhiosmanoviç.
Ish trajneri i Vllaznisë, aktualisht 62 vjeçar, ka marrë vendin e Goran Jovanoviç i cili iu bashkua skuadrës malazeze vetëm pak muaj më parë (prill 2022).
Reformat në klub janë tregues i qartë se për sfidantin e bardhezinjve, knë ardhur kohë të tjera. Skaudra e Iskres në të vetmen miqësore me FK Sarajevën 5 ditë më parë u shpartallua 7-1.
Haxhiosmanoviç ka vetem pak dite ne dispozicion per te pergatitur perballjen e pare ndaj kurbinasve, megjithate do te mundohet te beje me te miren per te marre nje rezultat sa me te mire./SHKODRA-SPORT.COM/