Vllaznia e volejbollit te femrave e ka nisur kampionatin me humbje. Ajo arriti te fitonte setin e pare ne sfiden e luajtur ne kryqytet ndaj Partizanit por me pas eshte mundur 3-1. Pas kesaj ndeshje nderkohe ka marre vemendjen nje shkrim i “Shkodra Sport” ne lidhje me faktin qe drejtuesit e kesaj skuadre shiritin e kapitenes ia kane besuar bjelloruses Dayra Auramchyk, teksa nuk kane munguar komentet e shumta qe e quanin absurd nje vendim te tille.

Gazeta nderkohe e ka kontaktuar sot kete volejbolliste, per t’i marre edhe nje opinion ne lidhje me kete teme, por edhe per ta pyetur ne lidhje me startin e kampionatit, objektivat e Vllaznise dhe rivalet e saj. Per me shume lexoni intervisten e Daryas per “Shkodra Sport”:


– Darya pershendetje…

Pershendetje.


– Si po e perjetoni kete eksperience te Vllaznia?

E madhe. E njoh kampionatin shqiptar të volejbollit dhe besoj se skuadra jonë mund të tregojë më të mirën. Hap pas hapi. Gara sapo ka filluar.

– Megjithate kampionatin e niset me humbje ndaj Partizanit…

Volejbolli është një lojë, por veçanërisht volejbolli i femrave është një lotari. Ne e kemi analizuar ndeshjen dhe vazhdojmë të punojmë shumë. Siç thashë, se sapo ka filluar dhe sezoni është i gjatë.

– Por a i ka mundesite qe Vllaznia te beje me mire?

Sigurisht qe po.

– Pse erdhi Darya ne Shkoder?

Unë kam pasur një përvojë pune me trajnerin tonë Besnik Lisha vitin e kaluar tek Skenderbeu. Ai më ftoi te Vllaznia dhe erdha.

– Keni filluar te dalloni ndryshimet mes Shkodres dhe Korçes?

Nuk e di saktesisht. Shkodra është një qytet i vogël dhe i bukur ashtu si Korça dhe mua më pëlqen. Shqipëria është një vend i bukur.

– A do të kërkoni të njëjtin sukses te Vllaznia si te Skenderbeu?

Padyshim qe po.

– Por ndërkohë ka njerëz që mendojnë se përse Darya duhet të jetë kapitene e Vllaznisit sepse ju jeni e huaj dhe keni vetëm një muaj këtu. A keni një përgjigje për ta?

Hmmm… Shoh që njerëzit nuk e kuptojnë. Kam pasur përvojë të të qenit kapitene edhe kur kam luajtur në Francë, por njerëzit nuk pyetën kurrë PSE dhe SI. Ata thjesht më mbështesin mua dhe ekipin. Le të mendojmë për këtë. Njerëzit gjithmonë flasin dhe do të flasin, jepuni atyre vetëm një arsye.


– A mendoni se kampionati i këtij viti është më i fortë se ai i vitit të kaluar?

Ekipet janë të mira dhe kanë lojtarë të rinj. Në fund do të shohim.


– Kush mendoni se do të jenë pretendentët e këtij sezoni?

Ne duhet të luftojmë me çdo ekip.

– Dhe në fund do jetë Vllaznia kampione…?

Ne do të përpiqemi dhe do të bëjmë më të mirën.