Ka dashur te ndeshet me Barcelonen, nje skuader qe i pelqen, por ne fakt do t’i duhet te luaje kunder rivalit te saj te perjetshem Realit te Madridit. E kemi fjalen per Vllaznine e futbollit te femrave qe sot ka mesuar shortin e grupeve te Champions League.

Kapitenia Esmeralda Franja bashke me shoqet e ekipit dhe pjestaret e stafit teknik e ka ndjekur me shume vemendje momentin e hedhjes se shortit mesditen e sotme ne Nion te Zvicres dhe perpos Realit, do te ndeshen edhe me Çelsin e Paris Saint Germain.

Pasi ka mesuar emrat e kundershtareve, Franja do te jepte per gazeten “Shkodra Sport” edhe nje mendim ne lidhje me shortin dhe mundesite e Vllaznise ndaj ketyre ekipeve.

“Natyrisht, askush nuk do ta dëshironte këtë short. Ekipet që na ranë, si në futbollin e djemve, si në atë të vajzave, janë mjaft të mira si nga ana fizike, si nga ajo financiare.

Jemi në 16 skuadrat më të mira, kështu që priteshin këto ekipe. Ne nuk dorëzohemi asnjëherë, do të mundohemi të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultate pozitive. Do të jetë një ëndërr e bërë realitet për të gjitha ne, të luajmë kundër këtyre ekipeve”- ka thene Franja.

Te plote prononcimin e saj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: