Vllaznia U21 ka luajtur pasditen e sotme ndeshjen e rradhes per kampionat teksa ka pritur ne “Reshit Rusi” ekipin e Kukesit. Pritej sigurisht nje fitore e saj, por ka ndodhur e kunderta dhe ne fund kane fituar miqte me rezultatin e ngushte 1-0, fale nje goli te shenuar nga pika e 11-metershit.

Kjo ka qene ndeshja e katert e kampionat dhe ne tre javet e para ekipi shkodran kishte arritur nje fitore dhe dy barazime. Sigurisht qe sfida e sotme paraqiste interes sepse edhe kundershtari do te ishte nje ekip shume i forte.

Per kete arsye te pranishem ne fushen “Reshit Rusi” diten e sotme kane qene edhe presidenti i klubit Alban Xhaferi dhe stafi i tij. Po ashtu, te pranishem kane qene edhe i gjithe stafi i ekipit te pare me Josen, Sinanin e Lekiqin.

Po ashtu, te pranishem kane qene edhe drejtori i Akademise Neziri, trajneri i ekipit U19 Doçi si dhe trajneret e moshave te ekipeve te tjera. Padyshim qe te gjithe ata prisnin diçka me shume por sidomos nga pjesa e dyte e ndeshjes jane zhgenjyer nga paraqitja e kuqebluve te trajnerit Plori.

Sipas edhe ketij te fundit, lojtaret e ekipit qe ai drejton duhet ta kuptojne se jane ne vemendjen e te gjithe klubit dhe duhet te bejne me te miren ne fushen e lojes sepse vetem keshtu mund te realizojne endrren e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/