Ka ardhur nga Amerika e larget ne nje vend te vogel te Europes si Shqiperia, por tashme pikerisht me kampionen e ketij vendi do te ndeshet me emrat me te medhenj te futbollit si Çelsi, Paris Saint Germain dhe Real Madrid.

Portieria Kaylin Williams po perjeton momente vertete magjepese ne Shkoder me Vllaznise, skuader per te cilen eshte shprehur se ndjehet e bekuar qe eshte pjese e saj. Ajo e ka ndjekur me shume vemendje hedhjen e shortit te sotem te grupeve dhe me pas ka dhene nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ku eshte shprehur:

“Shumë emocione, por gjithsesi do të shkojmë bashkë me ekipin për të dhënë më të mirën tonë, pavarësisht vështirësive që do të hasim kundër këtyre kundërshtareve. Jam shumë falenderuese që jam pjesë e këtij ekipi, aq më tepër që tani kemi bërë histori po me këtë ekip. Do të luftojmë për 90 minuta dhe shpresojmë të marrim rezultate pozitive”

Kaylin ka vetem pak kohe ne Shkoder, por i ka bere per vete te gjithe me klasin e saj. Ne dy ndeshjet ndaj Vorsklas ka pritur dy 11-metersha dhe ka marre shume vleresime edhe nga tifozet shkodrane te cilet presin prej saj te njejtat paraqitje edhe ne ndeshjet ne grupe ndaj kundershtareve “big”.

Vllaznia do ta nise startin e ndeshjeve ne grup pikerisht me perballjen qe do te luaje me 20 tetor ne oren 18.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Realit te Madridit nderkohe qe pas tij do te udhetoje drejt Londres per t’u ndeshur me Çelsin./SHKODRA-SPORT.COM/