Erjon Vucaj eshte nje nga lojtaret me te rendesishem te skuadres se Decic ne Malin e Zi. Mesfushori shkodran eshte nje titullar i padiskutueshem dhe po ben mire, ne kete gjysme te pare te sezonit te tij, me skuadren shqiptare te Malit te Zi.

Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, Vucaj u shpreh se i kenaqur me ate qe po ben atje, ndersa theksoi se eshte mirepritur nga te gjithe ne Decic, teksa nje gje e tille i ka lene mbresa shume te mira atij.

“Ne aspektin personal, si ate kolektiv, por edhe si ekip, na ka shkuar shume mire ky sezon, sepse kemi arritur objektivat deri tani. Jemi ne vend te trete dhe finaliste te Kupes. Domethene, synimi jone kane qene Kupat e Europes.

Qysh diten e pare qe kam shkuar ne Decic, e kam ndjere mikepritjen e secilit lojtar, drejtues klubit, si edhe tifozave. Per mua, ka qene shume e rendesishme ne pershtatjen me ekipin, me kampionatin dhe me cdo gje aty”.

Natyrisht, nuk mund te mungonte nje koment rreth Vllaznise se ketij sezoni. Per kete, Vucaj thote se shkodranet nuk kane pasur vazhdimesi, ndersa theksoi se eshte i lumtur qe ne finalen e Kupes se Shqiperise kete sezon, jane dy ekipet e tij te zemres, Vllaznia dhe Laci.

“Nuk eshte se kam ndjekur shume ndeshje te Vllaznise, por kam ndjekur disa lojera. Ka pasur ndeshje qe kane bere loje shume te mire, ne nivel te larte, por nuk ka pasur vazhdimesi, e cila ne nje ekip qe ka pretendime, duhet te jete patjeter, sepse perndryshe nuk jep shpresa.

Brdaric ka bere pune te mire me Vllaznine, qe vitin e kaluar, qe i riktheu ‘dinjitetin’ Vllaznise. Poashtu, edhe kete vit disa ndeshje, Brdaric beri shume mire, por si lojtaret, ashtu edhe trajneret, kane ate ciklin e vet. Kur e shikon qe ekipi nuk pergjigjet, ndryshimi i pare qe behet eshte trajneri.

Plori eshte trajner i mire. Po ashtu, edhe motivator i afte, por ekipin e mori ne nje moment te veshtire psikologjik, por shpresoj qe keto ndeshje, te jete kthesa qe te arrijne vendin e trete apo te katert dhe t’i sherbeje per finalen e Kupes se Shqiperise ndaj Lacit.

Ne finalen e Kupes se Shqiperise, me vjen mire qe jane dy ekipet, qe kam me per zemer dhe shpresoj qe te behet nje ndeshje e forte. Ne kete finale, une nuk merzitem, si do qe te shkoje ndeshja.

E ardhmja e Vllaznise nuk dihet, sepse varet edhe nga ky sezon, do arrije objektivat apo jo. Si edhe, duhet pare merkato, qe te behet e goditur.

Rikthim ne Shkoder? Jo, kontakt nuk kam pasur me drejtuesit e Vllaznise. Une kam nje kontrate me Decicin dhe jam i fokusuar 100% aty dhe nuk kam qene i interesuar per levizje, por futbollit kurre nuk i dihet”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori shkodran i Decic, Erjon Vucaj.
Maringlen ZHIVANI