Dje ne pisten e stadiumit “Loro Boriçi” jane zhvilluar garat e Kupes se Shqiperise, aktivitet ky qe rikthehej ne Shkoder pas plot 30 vitesh mungese. Por duket se nuk ka qene lajmi i vetem i mire per atletiken shkodrane.

Ka qene sekretari i Federates Shqiptare te Atletikes Nikolin Dionisi ai qe ne nje prononcim per mediat ka dhene nje lajm shume te rendesishem per kete sport kur eshte shprehur:

“Mund te them se aktivitetet e atletikes ne stadiumin “Loro Boriçi” do te vijojne edhe ne te ardhmen sepse e rendesishme ka qene çertifikimi i pistes. Mund te konfirmoj faktin se ne e kemi marre tashme çertifikimin e saj nga Federata Boterore e Atletikes.

E veçanta eshte se pista e Shkodres eshte me 8 korsi, nderkohe qe stadiumi i Elbasanit eshte me 6 korsi dhe e privon nga mundesia per te organizuar aktivitete te rendesishme nderkombetare.

Ne do te bisedojme edhe me federatat perkatese, ate boterore, europiane dhe ballkanike qe te marrim persiper organizimin e nje aktiviteti nderkombetar pasi Shkodra eshte nje qytet sportdashes dhe do te bejme çmos per te organizuar diçka te bukur ne te ardhmen. E them kete, kuptohet edhe nga deshira qe edhe une si shkodran te jap kontributin tim ne kete drejtim”.
Gjergj KOLA