Ekipi “Air Albania” do te vijoje garen bashke me fituesit e zonave te tjera te Shqiperise, ne kampionatin kombetar 5X5. Ky ekip do te kerkoje ta perfaqesoje sa me denjesisht Shkodren, duke nisur nga ndeshja e se premtes, ndaj ekipit te Novas.

Kapiteni i ekipit “Air Albania”, Gilman Lika, ne nje interviste per “Shkodra Sport”, ne lidhje me kete ndeshje, u shpreh se do te perballen me nje nga ekipet me te mira te ketij kampionati, ndersa thekson qe synimi eshte shpallja kampion kombetar, ne kete lloj futbolli.

“Nova ka nje ekip te mire. Gjithsesi, kam besim se do fitojme. Synimet kane qene, qe ne fillim per kampion Shqiperie.

Ne ekipin tone, lojtaret jane shume cilesor, vetem duhet qe te japin maksimumin. Padiskutim qe, per ne eshte nje pike e forte, qe shume nga ish-lojtaret tone, kane luajtur me ekipe te ndryshme.

Te them te drejten, nuk i njoh shume kundershtaret, por kam bindjen se nuk ka ekip me te mire se ne, por gjithsesi duhet te bashkepunojme me teper si ekip per te dale kampion Shqiperie”,-mbylli prononcimin e tij, kapiteni i ekipit “Air Albania” ne kampionatin 5X5, Gilman Lika.
Maringlen ZHIVANI