Vangjel Zguro ka folur me fjalë “lamtumire” për shokët e tij të skuadrës. Kapiteni i Skënderbeut, me anë të një “Story” të profilit të tij të rrjetit social “Instagram” ka postuar një foto të grupit të lojtarëve të skuadrës korçare duke shkruar se kështu do i mbajë mend gjithmonë dhe që është mirënjohës gjithmonë:

“Kështu do iu mbaj mend gjithmonë. Jeni një ndër grupet më të mira që kam parë. Keqardhje që gjërat erdhën kështu. Ju u bëtë pjesë e jetës time, ju dua pafund vëllezërit e mi.

Jam i sigurt që të gjithë pa përjashtim keni një karrierë të gjatë para. Kjo që ndodhi duhet t’ju bëjë më të fortë.

Po shkruaj dhe po qaj. Ju dua çuna. Forca Skënderbeu. Faleminderit për çdo gjë, gjithmonë mirënjohës.”, shkroi Zguro.