Monday, August 3, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREBesëlidhja prezanton autobusin e ri zyrtar të klubit

Besëlidhja prezanton autobusin e ri zyrtar të klubit

Nga Maringlen ZHIVANI

Besëlidhja vazhdon të investojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe imazhit të klubit. Skuadra lezhjane ka prezantuar autobusin e ri zyrtar, i cili do të përdoret për udhëtimet e ekipit në ndeshjet e kampionatit dhe aktivitetet e tjera sportive.

Autobusi është i personalizuar me ngjyrat dhe identitetin e Besëlidhjes, ku bie në sy mbishkrimi gjigant “BESËLIDHJA”, logoja e klubit dhe logoja e sponsorit “Colosseo Group”.

Dizajni modern i mjetit synon të përfaqësojë denjësisht klubin në çdo udhëtim. Ky është një tjetër hap në rritjen organizative të Besëlidhjes, e cila po përgatitet për sezonin e ri me synimin për të qenë sa më konkurruese në Kategorinë e Parë.

Prezantimi i autobusit të ri vjen si pjesë e investimeve të vazhdueshme të klubit dhe presidentit Pjerin Fushaj, duke forcuar edhe më tej imazhin dhe kushtet në shërbim të skuadrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments