Wednesday, May 20, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZyrtare/ E konfirmon Beshiktashi: Trabzonspor aktivizoi klauzolën e blerjes për Ernest Muçin

Zyrtare/ E konfirmon Beshiktashi: Trabzonspor aktivizoi klauzolën e blerjes për Ernest Muçin

Marrin fund dilemat për të ardhmen e Enrest Muçit. Ashtu siç ishte caktuar mes klubeve, me datën 20 maj ka marrë fund telenovela rreth futbollistit, pasi Beshiktashi ka bërë të ditur që klubi i Trabzonspor ka ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit të sulmuesit shqiptar.

“Lidhur me transferimin përfundimtar të futbollistit profesionist Ernest Muçi, e drejta e opsionit të blerjes e përfshirë në marrëveshjen e huazimit u aktivizua nga Trabzonspor.

Sipas asaj, Trabzonspor do t’i paguajë klubit tonë shumën prej 8,5 milionë euro plus TVSH.

Falënderojmë Ernest Muçin për kontributin e tij në klubin tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, shkrihej në njoftimin e Beshiktashit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments