Monday, June 15, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE/ Ish-mbrojtësi i Vllaznisë transferohet te Spartak Trnava

EKSKLUZIVE/ Ish-mbrojtësi i Vllaznisë transferohet te Spartak Trnava

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Melos Bajrami, është shumë pranë një hapi të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi ka firmosur me klubin sllovak Spartak Trnava.

Sipas informacioneve që Gazeta “Shkodra Sport” merr nga burime pranë lojtarit, 24-vjeçari ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka hedhur firmën mbi kontratën me skuadrën sllovake, e cila do të marrë pjesë në kualifikueset e garave europiane sezonin e ardhshëm.

Bajrami ishte një nga shtyllat e mbrojtjes së Vllaznisë gjatë dy sezoneve të fundit, duke u paraqitur rregullisht si në kampionat ashtu edhe në ndeshjet europiane të kuqebluve. Mbrojtësit i kishte përfunduar kontrata me Vllazninë dhe si rrjedhojë u largua si lojtar i lirë nga klubi kuqeblu. Vlera e tij në treg vlerësohet rreth 250-300 mijë euro.

Kalimi te Spartak Trnava është një hap cilësor në karrierën e futbollistit kosovar, pasi bëhet pjesë e një prej klubeve më të njohura të futbollit sllovak dhe me eksperiencë të vazhdueshme në arenën europiane.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments