Përmes postimit në rrjetet sociale, Glen Daja ka zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit me klubin e Dinamos, aty ku ka shërbyer si ndihmës për trajnerin Ilir Daja. Tashmë, pritet vetëm zyrtarizimi i Glen Dajës për të marrë “timonin” e Elbasanit.
“Pas gati dy vitesh të kaluara së bashku, ka ardhur momenti të mbyll një kapitull shumë të rëndësishëm të rrugëtimit tim profesional.
Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Presidentin e Dinamos, z. Ardian Bardhi, për besimin, mbështetjen dhe respektin që më ka dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe.
Një falënderim i veçantë shkon gjithashtu për të gjithë stafin drejtues, stafin teknik, futbollistët dhe çdo punonjës të klubit, për bashkëpunimin, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtyre viteve.
Dinamo ka qenë më shumë sesa një vend pune për mua. Ka qenë një familje, ku kemi ndarë momente të bukura, sfida, sakrifica dhe emocione që do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve të mia.
Largohem me respekt dhe mirënjohje për gjithçka kemi përjetuar së bashku, për marrëdhëniet njerëzore që kemi ndërtuar dhe për çdo moment që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi.
I uroj Dinamos, drejtuesve, stafit, futbollistëve dhe të gjithë tifozëve dinamovitë suksese të mëtejshme dhe realizimin e objektivave që ky klub me histori meriton. Faleminderit për gjithçka, familja dinamovite!”, postimi i Glen Dajës kushtuar klubit të Dinamos dhe pjesëtarëve të saj.


