Liridon Latifi, Viktor Da Silva, Ante Aralica dhe Nunes Kaina shënuan që në javën e parë me Vllazninë duke dhënë sinjale të qarta se sulmi i shkodranëve këtë sezon do të jetë i frikshëm.

Duke marrë parasysh faktin se në transfertën e Laçit mungonin edhe dy lojtarë të fazës ofensive si Ardit Hoxhaj dhe Fahrudin Gjurgjeviç, Vllaznia pritet të ketë një konkurrencë të madhe në repartin e sulmit.

Trajneri Tomas Brdariç ka tashmë luksin e përzgjedhjes me sulmuesit që i garantojnë gola.

Aralica dha sinjalin e parë që në miqësoren ndaj Besës, ku shënoi katër herë, por paraqitja e jashtëzakonshme që bëri në Laç ishte konfirmimi më i mirë për kroatin, i cili pritet të jetë një nga zbulimet e këtij sezoni në vitin e tij të parë me Vllazninë.