Samuel Nikaj nga sot nuk do te jete shkodrani i vetem tek FC Vushtrria. Pjese e ekipit kosovar tashme eshte bere edhe mesfushori me tipare sulmuese Uendi Vecaj.

Ish- futbollisti i Vllaznise, Dinamos se Zagrebit, Teutes, por edhe Burrelit sezonin e kaluar, tashme do te nise nje pervoje te re, te skuadra qe drejtohet nga trajneri me te cilin punoi edhe sezonin e kaluar ne Burrel.

Padyshim qe tek FC Vushtrria ai pritet te beje gjera te mira duke njohur edhe vlerat e tij si futbollist, per t’u ngjitur se bashku ne Superligen e Kosoves. Ja njoftimi i ketij klubi per blerjen e Vecajt:

Uendi Vecaj ne Vushtrri.

Nga sot mesfushes tone i bashkengjitet edhe Uendi Vecaj, si transfer i lirë i cili së fundi ishte pjesë e KS Burrelit.

Vecaj eshte 24 vjecar nga Shkodra dhe eshte nje mesfushor krahu nga akademia e KF Vllaznise së Shkodrës ku me pas vazhdon karrieren ne skuadrat, fillimisht në form huazimi te Dinamo e Zagrebit II, pastaj KF Teuta e Durrësit, KF Laçi, dhe se fundi KS Burreli.

FC Vushtrria e falenderon lojtarin per bashkepunimin dhe i uron mire se ardhje ne qytetin e futbollit ku se bashku e synojme superligen.

Suksese #UVecaj