Ish-mesfushori legjendar anglez, Dejvid Bekam dhe bashkëshortja e tij, Viktoria, kanë zgjedhur të solidarizohen me Ukrainën, ashtu si shumë njerëz të tjerë në botë.

Çifti anglez ka vendosur të dhuruar 1 milionë paund për ukrainasit që ndodhen në gjendje lufte në këto ditë.

Ata janë shprehur se do të bëjnë sa munden, duke bashkëpunuar me “UNICEF”, me këtë të fundit që ka filluar nismën për të ndihmuar të gjithë ata njerëz, sidomos fëmijët, që janë dëmtuar nga lufta.