Mbrojtësi Hysen Memolla është rikthyer në klubin rrogozhinas, Egnatia. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ekipi përmes një postimi në faqen zyrtare, Facebook.

Në postim shkruhet se futbollisti është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit dhe më pas iu është bashkuar ekipit në stërvitje.

Postimi i plotë

HYSEN MEMOLLA RIKTHEHET NE SHTËPI.

Hysen Memolla është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit nga Presidenti i klubit z.Agim Demrozi dhe Kryetari i Bashkisë z. Edison Memolla.

Më pas futbollisti është bashkuar me ekipin në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Skënderbeut. Forca Egnatia!