Basketbollisti i ri shkodran, Marsi Kruja, ka bere nje gjest teper kuptimplote ditet e fundit. Ai duke ecur ne nje nga rruget kryesore te qytetit per t’u kthyer ne shtepine e tij, ka gjetur ne trotuar nje unaze me vlere te konsiderueshme.
Ne kete menyre, Kruja pasi ka shkuar ne shtepi, u ka treguar rastin ne fjale prinderve te tij, duke u kerkuar nje mendim se si mund te gjejne personin qe i ka humbur.
Me pas, basketbollisti shkodran ka dale ne rruge se bashke me dy prinderit e tij, duke kontaktuar me persona dhe biznese qe gjenden aty prane dhe ne pamundesi te nje informacioni te sakte, rastin ne fjale kane vendosur ta bejne publik ne rrjetet sociale permes nje postimi te nenes se tij, Stela Kruja.
“ Mirembrama juaj!
Im bir, Marsi, ka gjete para pak ditesh ne trotuar nje unaze ari. Jam e bindun se perveç vleres monetare ka edhe vlere emocionale prandaj dhe po kerkojme me gjete te zojen nepermjet rrjetit se realisht aty ku pyetem,nuk dinin gja…
Unaza eshte gjete ne trotuar, drejt majtas sapo kalon kryqezimin e Ish Deges, para pallateve, ne zonen ku gjenden: Bar Emigranti, Furre buke Velipoja, Nazeri Security dhe Vuksani Event.
P.s: A ju kam thane qe jena si detektor si familje!?!”, shkruan ne postimin e saj, nena e basketbollistit shkodran, Marsi Kruja, me shpresen qe ata ta dorezojne tek i zoti.
Maringlen ZHIVANI