Në ditën e fundit të merkatos, Kastrioti ka goditur trefish. Klubi krutan ka siguruar shërbimet e Arturo Reginaldos, Moustafa Kamara dhe Stuart Gjetës.

Sulmuesi nga Mozambiku, Reginaldo është një emër i njohu pasi ka luajtur më parë me Luftëtarin, Laçin, Kukësin dhe Dinamon në elitën e futbollit shqiptar.

Me verilindorët u shpall Këpuca e Artë në sezonin 2018/2019 me 13 gola, ndërkohë që tani synon të ndihmojë Kastriotin me golat e tij në objektivin mbijetesë.

19 vjeçari Kamara luan si sulmues i majtë. Senegalezi ishte pjesë e turqve të Ankara Keciorengucu, ekip me të cilin zhvilloi 13 ndeshje dhe shënoi një gol gjatë fazës së parë.