Katër ndeshje të tjera do të luhen në orën 13:00. Shkodranet e AAS do të presin në qytetin verior vajzat e Teutës. AAS vjen pas humbjes së thellë me Vllazninë dhe kërkon të gjejë fitoren kundër Teutës që u mund në shtëpi javën e shkuar nga kryeqytetaset e Partizanit.

Lushnja do të presë në shtëpi Apoloninë, në derbin e parë të Myzeqesë për këtë sezon. Për fieraket, ndeshja kundër lushnjareve konsiderohet e lehtë në letër, ku do të shkojë për të marrë pikët dhe për të vazhduar ecurinë pozitive në kampionat. Juban Danja e vendit të pestë do të presë në Shkodër vajzat e Kinostudios, të renditura në një pozicion më poshtë.

Dy ekipe të cilat javën e kaluar lanë pikët e plota dhe do të luajnë vetëm për fitoren. Bilisht Sport ende nuk e ka gjetur fitoren e parë në këtë sezon. Kundër Partizanit duket e vështirë, teksa këto të fundit udhëtojnë drejt qytetit juglindor për fitoren e dytë radhazi në kampionat.

Skënderbeu do të luajë në kryeqytet kundër Tiranës në orën 14:00. Vajzat e Tiranës shpresojnë të marrin pikët e plota, duke shpresuar në një gabim të Apolonisë kundër Lushnjes, për t’u renditur në vendin e dytë dhe për të ëndërruar për titullin kampion.