Mesfushori Elvedin Heriç do të jetë futbollisti i rradhës që do të largohet nga Vllaznia. Pas sulmuesit Kaina dhe mesfushorit anësor Liridon Latifi, që nuk janë më pjesë e klubit shkodran dhe kanë ikur si futbollistë të lirë, nga burime të “Shkodra Sport” pranë drejtuesve mësohet se edhe Heriç është drejt largimit.

Atij i ka përfunduar kontrata dhe klubi shkodran nuk e llogarit në planet e veta për sezonin tjetër. Në këtë mënyrë, Vllaznisë duket se nuk i interesojnë më shërbimet e Heriç dhe nuk do të ketë një marrëveshje për të vijuar bashkëpunimin.

Në vazhdim, një gjë e tillë pritet të zyrtarizohet edhe nga vetë klubi shkodran, me Elvedin Heriç që i ka skaduar edhe kontrata tashmë dhe nuk do të rinovohet më me të.

Me Vllazninë, mesfushori boshnjak u aktivizua në 21-ndeshje dhe madje shënoi edhe një gol ndaj Kukësit në fillimin e kampionatit.
Maringlen ZHIVANI