Tërbuni ka bërë largimin e parë zyrtar për merkaton e verës. Skuadra pukjane përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka mbyllur bashkëpunimin me Armaldo Mezinin.

Tashmë, në vijim Mezini nuk do të jetë më futbollist i Tërbunit. Pas shtatë vitesh, mbrojtësi Mezini ka mbyllur bashkëpunimin me skuadrën pukjane dhe pret një aventurë të re.

Mezini ishte kthyer në një legjendë e Tërbunit dhe nga figurat më të dashura për dashamirësit pukjanë. 28-vjeçari, gjatë këtyre shtatë viteve ka provuar pothuajse gjithçka me pukjanët, nga eksperienca në Superiore deri te rënia në Kategorinë e Dytë.

“:

Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët Pukjanë se mesfushori, #ArmaldoMezini ka marrë vendim që pas shtatë viteve të largohet nga ekipi ynë. Me mbi 150-të ndeshje të luajtura me fanellen tonë dhe me shumë gola dhe siste mesfushori 28 vjeçar, largohet si legjende! TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë e falenderojnë Armaldon për gjithçka çfarë ka dhënë për fanellen tonë #kuqebardh dhe i urojmë suksese të mëtejshme në karriere! Mezini gjithmonë njëri nga ne! Gjithashtu Armaldo, dëshiron të falenderojë të gjithë tifozët Pukjanë për mbështetjen e dhënë ndaj tij në këto shtatë vite, presidencen dhe stafin teknik duke u shprehur i lumtur dhe krenar që ka luajtur për ekipin tonë:

”Me keqardhje ju lajmëroj se erdhi koha që pas shtatë sezoneve me ju tifozë Pukjanë do të largohem edhe pse është një nga vendimet e mia më të vështira në karriere. Dua t’iu falenderoj nga zemra për mbështjetjen e pakursyer ndaj meje nuk do t’iu harroj kurr. Puka do të jetë gjithmonë ”shtëpia” ime.

Jam munduar që në çdo ndeshje të jap maksimumin tim. TËRBUNI-t i uroj vetem suksese dhe shpresoj shumë që ky klub të rikthehet aty ku e meriton të jetë! Me respekt i juaji përgjithmonë Armaldo Mezini! ”Dy ngjyra një emër, TËRBUN të kam në zemër”,-shkruan Armaldo Mezini në rrjetet sociale.
Maringlen ZHIVANI