Monday, May 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREHidhet shorti i 'Final 4' të futsallës, Vllaznia e pafat. Në gjysmëfinale...

Hidhet shorti i ‘Final 4’ të futsallës, Vllaznia e pafat. Në gjysmëfinale përballë Flamurtarit

‘Shorti i fazës “Final 4” të Kampionatit Kombëtar të Futsallës u zhvillua sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste që do të luftojnë për titullin kampion të këtij edicioni.

Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, katër skuadrat do të marrin pjesë në fazën play-off, e cila do të zhvillohet sipas skemës “Final 4”, me ndeshje teke në fushë asnjëanëse.

Gjysmëfinalet e këtij edicioni do të jenë:

Vllaznia Futsal – Flamurtari Futsal
Tirana Futsal – Forcat e Armatosura Futsal

Të dyja sfidat gjysmëfinale do të zhvillohen më 31 maj 2026 në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 7 qershor 2026, po në të njëjtin impiant.

Siç shikohet, Vllaznia ka qenë disi e pafat në hedhjen e shortit duke u përballur menjëherë me një rival të fortë si Flamurtari, ndërsa Tirana ka qenë me fat sepse praktikisht e sheh veten në finale ngaqë do të ndeshet me një ekip modest si ai i Forcave të Armatosura. Megjithatë djemtë shkodranë të drejtuar nga Alsid Tafili do të tentojnë të mbrojnë titullin kampion dhe një gjë të tillë do ta nisin nga gjysmëfinalja ndaj vlonjatëve.

Në përfundim të kampionatit të rregullt, renditja u mbyll si më poshtë:

1. Vllaznia Futsal – 22 pikë
2. Tirana Futsal – 19 pikë
3. Flamurtari Futsal – 12 pikë
4. Forcat e Armatosura Futsal – 6 pikë

Skuadra fituese e titullit kampion do të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Futsal Champions League.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments