Pavaresisht humbjes 2-3 ne Durres ndaj Erzenit, nje futbollist i Vllaznise eshte zgjedhur ne formacionin me te mire te javes se 19-te nga Andi Lila dhe platforma “Oversport”. Nje zgjedhje qe vjen pikerisht nga forma shume e mire sportive qe ai eshte duke treguar.
E kemi fjalen per mesfushorin Fjoart Jonuzi. Ai eshte vleresuar per golin e shenuar, por edhe rolin qe po luan aktualisht tek skuadra shkodrane. Nderkohe ne 11-shen e javes se 19-te ben pjese edhe nje futbollist shkodran, pikerisht portieri shkodran i Egnatias Alen Sherri.
Ai vleresohet per pritjen e 11-metershit ne ndeshjen ndaj Partizanit por edhe lojen ne teresi te mire qe zhvilloi ne kete 90 minutesh. Ne mbrojtje nderkohe jane perzgjedhur Bytyçi i Kukesit, Krasniqi i Erzenit dhe Damçevski i Bylisit.
Tre lojtaret e tjere te mesfushes jane Ujka i Laçit, Maçolli i Bylisit dhe Hoti i Partizanit. Nderkohe ne repartin e sulmit si me te miret e kesaj jave jane zgjedhur tre futbolliste. Kuptohet qe nuk mund te mungonte sulmuesi i Erzenit Nonanto qe i shenoi dy gola Vllaznise.
Te tjeret sakaq jane Adeleke i Laçit dhe Oppong i Kukesit. Pjese e ketij formacioni te me te mireve eshte zgjedhur edhe trajneri i Erzenit Xhevahir Kapllani, pikerisht per ate fitore me shume vlere te skuadres se tij ndaj Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/