Lajmi i publikuar mbrëmë në “Shkodra Sport” në lidhje me deklaratën e drejtorit të Akademisë Vllaznia Alban Neziri kundrejt trajnerit të kombëtares U17 Ervin Bulku, ka sjellë shumë reagime por njëkohësisht edhe mbështetje të tij në lidhje me padrejtësitë që po u bëhen futbollistëve të tillë si Gerald Kubazi dhe Aris Ara që nuk ftohen në kombëtare.

Në këtë debat është përfshirë edhe ish- drejtori sportiv i KF Vllaznia Eugent Zeka. Ai ka bërë disa pyetje duke kërkuar të marrë përgjigjet e duhura nga trajneri i kombëtares Ervin Bulku, përgjigje këto që kuptohet se nuk do t’i marrë asnjëherë. Ja çfarë shkruan Zeka në reagimin e tij në faqen e “Shkodra Sport”:

“Vete Bulku si eshte zgjedhur ne ate rol? Eshte aty fale meritokracise? Eshte ai kandidati me i pergatitur dhe me me shume eksperince se te gjithe? Vete Bulku sa force vendimtare ka ne seleksionimin e lojtarve? Bulku sa udhetime ka bere dhe sa ndeshje ka ndjekur nga afer te lojtarve te huaj qe ka grumbulluar?

Bulku ka shkuar te ndjeke edhe gjate stervitjeve lojtaret, per te krijuar e ndertuar nje ide dhe kuader me te kompletuar mbi lojtaret ne te gjitha aspektet? Bulku mban kontakte me lojtaret e mundshem per te veshur fanellen kuq e zi dhe i shpjegon atyre motivet dhe kriteret profesionale te seleksionimit te tij?

Bulku nderton programe individuale pune per lojtaret qe jane ne orbiten e perfaqesues qe ai drejton dhe bashkepunon me klubet e tyre? Bulku e kupton se me perzgjedhjet e tij mund te rrisin vlerat dhe respektin per kampionatin shqiptar te moshave? (Pyetjet e mija nuk mbarojne ketu, por ajo qe mbaron eshte shpresa ime te marr pergjigjet e duhura profesionale nga Bulku)”- shkruan ne komentin e tij ne faqen e “Shkodra Sport” ish- drejtori sportiv i Vllaznise Eugent Zeka.