Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREE FUNDIT/ Ditmar Bicaj shumë pranë emërimit në krye të një skuadre...

E FUNDIT/ Ditmar Bicaj shumë pranë emërimit në krye të një skuadre tjetër të kategorisë së parë

Vetëm pak ditë pas largimit nga pankina e Lushnjës, Ditmar Bicaj mund të emërohet në krye të një skuadre tjetër të kategorisë së parë. Këtë herë bëhet fjalë për skuadrën e Ilirisë së Fushë- Krujës. Kjo e fundit ka mbetur pa trajner sepse vetëm pak kohë më parë Dritan Smajli u largua nga drejtimi i saj.

Arsyeja e largimit të Smajlit duket se ka qenë mungesa e rezultateve të duhura dhe për rrjedhojë ai e pa të arsyeshme të tërhiqet. Në vendin e tij në krye të kësaj skuadre pritet të emërohet një tjetër trajner lezhjan.

Pikërisht Ditmar Bicaj. Ky i fundit u shkarkua kohët e fundit nga drejtimi i Lushnjës, po ashtu për mungesë rezultatesh. Megjithatë tek Iliria mesa duket kanë ndër mend t’i besojnë dhe për këtë arsye në ditët e par pas Vitit të Ri, ai pritet të prezantohet në krye të Ilirisë.

Kjo e fundit aktualisht mban vendin e tetë në renditje mee 22 pikë, megjithatë atë e ndajnë vetëm 2 pikë nga vendi i katërt. Çka do të thotë se gjithçka është e hapur për të hyrë në zonën play-off dhe ardhja e Bicajt në krye të kësaj skuadre mund t’i japë shtysën e duhur për arritjen e këtij objektivi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments