Kapiteni i Vllaznise pritet te jete ne formacionin e kombetares shqiptare per ndeshjen miqesore ndaj Arabise Saudite. Burime prane stafit te ekipit tone kombetar bejne te ditur se trajneri Edi Reja ka filluar ta pervijoje formacionin me te cilin do te luhet ne kete ndeshje.

Pjese e tij pritet te jete edhe kapiteni shkodran i cili me ne fund duket i shperblyer per paraqitjet shume te mira qe ka bere me Vllaznine ne tre sezonet e fundit. Ai mendohet te luaje ne pozicionin e tij te zakonshem, ate te mbrojtesit te djathte.

Ne porte nderkohe do te jete Kastrati ndersa qendra e mbrojtjes do te jete e formuar nga Bitri dhe Janku ndersa ne te majte mendohet te luaje Turkaq. Ne mesfushe do jene Deliu, Toli, Kaallaku dhe Mitaj nderkohe qe dyshja e sulmit pritet te formohet nga Cikalleshi dhe Xhixha.

Deri tani në tri seancat e zhvilluara në Shqipëri, Edi Reja nuk ka provuar asnjë formacion se si do të luajë Kombëtarja nesër dhe çdo gjë do të vendoset sot në seancën e fundit përpara ndeshjes, ku do të bashkohet edhe pjesa tjetër e lojtarëve. Është e vështirë që të krijosh një ide me kaq pak kohë përgatitje.