Thursday, January 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE FUNDIT/ Firmos edhe Mehdi Çoba. Tek Drenica bëhen plot 5 ish-...

E FUNDIT/ Firmos edhe Mehdi Çoba. Tek Drenica bëhen plot 5 ish- pjestarë të Vllaznisë

Thomas Brdariç ishte i pari, Fjoart Jonuzi i dyti, Victor Da Silva i treti dhe Kristi Qarri i katërti, por jo i fundit. Mehdi Çoba sot u bë ish- pjestari i pestë i Vllaznisë që firmos dhe prezantohet tek skuadra e Superligës së Kosovës, Dreni

Njoftimi i Drenicës:

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Mehdi Çoba, i cili tashmë është zyrtarisht pjesë e familjes tonë kuqezi. Çoba i bashkohet ekipit me ambicie të qarta për të forcuar repartin ofensiv dhe për të dhënë kontributin e tij maksimal në arritjen e objektivave tona sezonale. Mirë se vjen në Drenicë, Mehdi!”

Në këtë mënyrë pesë ish- pjestarë të Vllaznisë së para katër sezoneve, tashmë janë bërë sëbashku në Kosovë dhe do të mundohen të bëjnë më të mirën për Drenicën. Ka qenë trajneri Brdariç ai që ka kërkuar “të besuarit e tij” dhe drejtuesit e klubit ia kanë plotësuar duke firmosur me ta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments