Java e 9-te, e fundit e fazes se pare te kampionatit do te mbyllet sot me ndeshjen Tirana- Erzeni dhe ajo tashme do t’i lere vendin sfidave te javes se 10-te, me te cilen do te nise edhe faza e dyte.

Vllaznia nderkohe edhe javen e ardhshme do te luaje ne Shkoder sepse kalendari e ka vene perballe ekipit te Erzenit te Shijakut. Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit ka vendosur qe kjo ndeshje te luhet te shtunen e ardhshme duke filluar nga ora 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Ajo e mbylli fazen e pare me 14 pike dhe kuptohet qe tashme do te tentoje te beje me shume ne te dyten sepse synimet e saj jane per te qene ne mes ekipeve pretendente dhe kjo arrihet duke grumbulluara sa me shume pike, prandaj dhe ndaj Erzenit duhet marr nje tjeter fitore.

JAVA 10

30.10.2022 14:00 KF Egnatia – KF Partizani

29.10.2022 16:45 KF Teuta – KF Laçi

29.10.2022 14:00 Kamez KS Kastrioti – KF Bylis

29.10.2022 16:45 Shkoder KF Vllaznia – KF Erzeni

30.10.2022 16:45 Elbasan KF Tirana – FK Kukesi